KreuArt

‘Tani është i vogël për të’, Cristiano Ronaldo nxjerr në shitje avionin e tij luksoz!

Familja e Cristiano Ronaldo sa vjen dhe rritet ai së fundmi është bërë baba i një vajze duke krijuar familjen e madhe që futbollisti gjithmonë ka treguar se e dëshironte, me shumë fëmijë.
Kjo është edhe arsyeja pse ai ka nxjerrë në shitje avionin e tij privat, me të cilin mbërriti javën e kaluar në Palma de Mallorca për të kaluar pushimet familjare me Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tij.

Avioni, i cili i kushtoi lojtarit portugez 20 vogël për të. Të paktën kështu milionë euro kur ai luante për Real Madridin, tani mesa duket është shumë i thonë ‘ESDiario’, të cilët pretendojnë se dëshira e tij është që tani të blejë një avion më të madh.

Sipas këtij informacioni, Cristiano e jep me qira avionin e tij privat kur nuk e përdor, me një tarifë midis 6000 dhe 10000 euro për çdo orë fluturim.
Me paratë që do të fitojë nga shitja, ylli portugez planifikon të financojë një pjesë të blerjes së një avioni të ri, ndonëse ende nuk ka vendosur se cilin dëshiron.

Avioni i tij aktual mund të strehojë vetëm dhjetë pasagjerë, një kapacitet i vogël për një familje të madhe të përmasave të tij. Ajo arrin 900 km në orë dhe vetëm 250 njësi u prodhuan në mbarë botën për klientët ekskluzivë.
Ka lidhje Ëi-Fi dhe është e pajisur me një shtrat dhe pajisje kuzhine për të përgatitur çdo ushqim në fluturim.

 

Tags:

Home Art

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF