KreuArt

Aktori flet për gjendjen e Johnny Depp pas gjyqit!

Johnny Depp po rikthehet pas fitores së tij në gjyqin për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard.
Miku i tij prej dy dekadash,aktori Greg Ellis ka hedhur pak dritë mbi gjendjen aktuale mendore të 59-vjeçarit. Aktori i “Days of Our Lives” rrëfeu se Depp është “në gjendje shpirtërore të mirë” dhe pohoi se “pesha e botës është hequr nga supet e tij”.

Ellis shpjegoi se mendon se aktori  po përpiqet të fokusohet në projektet e tij muzikore dhe të tjera filmike, pasi ky i fundit është parë së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar duke luajtur koncerte përkrah Jeff Beck.
“Pra, unë mendoj se ai është thjesht i lumtur që ia kthyen jetën dhe shpresoj që kjo të flitet më pak,” tha ai, duke iu referuar gjyqit që përfundimisht çoi në një fitore prej 10.3 milionë dollarësh.

Ellis madje dha mendimin e tij për çështjen gjyqësore, e cila buronte nga një shkrim i Washington Post i vitit 2018 që Heard, shkroi në të cilin foli për abuzimin në familje.
“Është jashtëzakonisht e rrallë që dikush që është etiketuar si i padituri, i cili është vënë në pikëpyetje me pretendimin e rremë të dhunës në familje ,të dalë dhe të marrë çdo lloj fitoreje, aq më pak të ketë një zëPra, fakti që ai ishte në gjendje të fliste për herë të parë, dhe mendoj se ne pamë gjithashtu nga gjyqi, humanizmin e tij dhe shpirtin dhe natyrën e butë të njeriut,” vazhdoi ai.

“Johnny ishte i qëndrueshëm dhe mori përgjegjësinë vetëm për gabimet e tij dhe gabimet që bëri. Ai kurrë nuk ka thënë se është perfekt.”
“Pirates of the Caribbean” ndahet në pesë filma dhe u shfaq premierë nga viti 2003 deri në vitin 2017.Një film i gjashtë thuhet se është në zhvillim, megjithëse Depp nuk është në bisedime për t’u rikthyer si pirati legjendar Captain Sparrow

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF