KreuArt

Mësojeni njëherë e mirë, ja cfarë operacionesh plastike ka bërë Kim Kardashian

Kim Kardashian është imazhi në kopertinën e re të revistës ‘Allure’. Në intervistën e dhënë për revistën ajo ka folur më shumë për operacionet plastike që ajo ka kryer apo është akuzuar se ka kryer gjatë viteve. Kim është shprehur se kurrë nuk ka prekur buzët apo mollëzat e saj. E vetmja gjë shtesë që ka ajo është botox në zonën midis vetullave.

“Jo. Nuk kam pasur asnjëherë zgjatime të qerpikëve. Nuk kam bërë kurrë asgjë. Nuk i kam mbushur kurrë faqet. Nuk i kam mbushur kurrë buzët”- u shpreh Kim.

“Më intereson vërtet të dukem mirë. Me siguri më intereson më shumë se 90 për qind e njerëzve në këtë planet. Nuk është e lehtë kur je nënë dhe je e rraskapitur në fund të ditës ose je në shkollë, dhe unë jam të gjitha më sipër. .”

Kim vuri në dukje se që kur filloi të ishte rregullisht në qendër të vëmendjes, përfundimisht bëri paqe me pamjen e jashtme, duke pranuar se i urren duart e saj. Por për atë plakja nuk do të thotë që nuk do të përpiqet për përsosmëri, por arrin në një pikë ku thua se shëndeti është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF