KreuCelebrity

Elon Musk tërhiqet nga marrëveshja për të blerë Twitterin!

Elon Musk tërhiqet nga marrëveshja për të blerë

Elon Musk po kërkon t’i japë fund ofertës 44 miliardë dollarëshe për të blerë Twitter, duke pretenduar shkelje të shumta të marrëveshjes. Biznesmeni miliarder, Elon Musk tha se po i jep fund ofertës prej 44 miliardë dollarësh për të blerë Twitter, duke thënë se gjigandi i mediave sociale dështoi të jepte informacion të mjaftueshëm për llogaritë e rreme, shkruan REL. Në një letër drejtuar bordit të Twitter-it, avokati i Musk, Mike Ringler, akuzoi kompaninë për dështimin në dorëzimin e të dhënave në mënyrë që Musk të mund të analizonte se sa të përhapura ishin llogaritë “e rreme ose të padëshiruara”, thuhet në njoftim.

Bordi i Twitter tha se ishte i përkushtuar ndaj marrëveshjes, të njoftuar për herë të parë në prill, dhe sinjalizoi se mund të padisë Musk.

Fama dhe pasuria e Musk-ut rrjedhin kryesisht nga kompania e tij e makinave elektrike Tesla, por edhe nga kompania private e hapësirës SpaceX, anija kozmike e së cilës tashmë po transporton astronautë dhe ngarkesa në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Pjesa më e madhe e dramës rreth marrëveshjes është zhvilluar në Twitter, me Musk – i cili ka më shumë se 100 milionë ndjekës – duke pohuar se kompania nuk po arrinte të përmbushte potencialin e saj si një platformë për fjalën e lirë. Twitter ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ish-presidenti Donald Trump ishte një përdorues i zjarrtë i platformës.Në muajin janar 2021, Twitter-i tha se llogaria e ish-presidentit Donald Trump ishte “pezulluar përgjithmonë…për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës” pas trazirave në të cilat protestuesit sulmuan objektet qeveritare amerikane në Uashington.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF