KreuCelebrity

Dasmë së shpejti? Përgjigjet Sara Hoxha!

Blogerja e njohur Sara Hoxha dhe reperi Ledri Vula janë një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar. Ata janë bekuar me një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Poem.

Dyshja nuk e ka kurorëzuar dashurinë me një dasmë dhe të shumtë janë fansat të cilët janë kureshtarë nëse do të kishte një të tillë.

Së fundmi Sara ka dhënë një intervistë dhe një nga pyetjet ka qenë sigurisht në lidhje me dasmën. Blogerja e ka mohuar menjëherë, teksa ka shtuar se tani për tani nuk do të ketë asgjë.

Kujtojmë që Ledri pak ditë më parë deklaroi se në planet e tyre është të zgjerojnë familjen, pasi duan që Poemën ta bëjnë me një motër ose vëlla.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF