KreuArt

Roma në një udhëtim…ndryshe!

Nga Eda Bano

Gjithkush besoj ka mbetur i mahnitur nga Roma. Sepse ky qytet kalon çdo pritshmëri! Dikur, para shumë vitesh, kisha lexuar për Panteonin: “Kushdo që ndodhet në Romë dhe nuk e viziton Panteonin, shkon e kthehet si një copë gomari“. Kisha qeshur me vete dhe isha betuar të mos kthehesha kurrsesi si një “copë gomari!”Mbresat nga Panteoni ishin të pashlyeshme! Ajo shprehja që: “Në Romë ka gjithmonë vetëm diell”, mua më duket e vërtetë por nga ana tjetër romakët e mendojnë që është mit. -“Roma është si të gjithë qytetet e tjera të botës! Bie edhe shi!”- më thotë mikesha ime italiane nga Roma. Ndërkohë mua ende s’më ka lagur shiu megjithëse kam qenë me dhjetëra herë!

Në këtë shkrim dua të ndalem në një Romë ndryshe, të çuditshme, në “Romën në kohën e kolerës” ose ndryshe “të pandemisë”. Ishte koha kur Italia më shumë se çdo shtet tjetër ishte mbërthyer keqas nga kthetrat e pandemisë. Lëvizjet ishin vështirësuar, pothuajse nuk kishte. Për turistë nuk bëhej fjalë. Në avion më së shumti ishin shqiptarë me banim dhe dokumenta italiane. Para nisjes duhet të plotesoje një varg letrash dhe deklaratash, madje edhe në avion, por edhe kur mbërrije në Romë. Levizja me disa stilolapsa në çantë… Me të mbërritur atje duhet t’i bëje mirë llogaritë për të gjetur mjete transporti. Hotelet ishin pothuajse të mbyllur, ato që ishin hapur kishin shumë formalitete.

Më në fund, në rrugën e zbrazur e të ftohtë, në zemër të dimrit, mezi gjetëm një taksi me leje të posaçme për të dalë në orarin e ndaluar. Nuk kam për ta harruar kurrë hotelin.  Meqë nuk kishte turistë, hoteli ishte akull i ftohtë. Natën e parë e gdhiva nga i ftohti që e kishte mbërthyer gjithë godinën e zbrazët në qendër të qytetit pavarësisht masave që u morën për ngrohjen. S’më kishte bërë vaki kurrë një gjë e tillë! Mëngjesi erdhi me dritë dhe diell si çdo ditë në Romeë, pavarësisht dimrit! Hoteli nuk shërbente mëngjes, sigurisht për shkak të pandemisë, dhe detyroheshim të pinim kafe në këmbë pasi nuk lejohej të uleshe brenda në lokale. Madje edhe ky konsiderohej fat, meqë ishim akomoduar pranë qendrës! Ndërkohë që shëtisnim Romën, ndjeja në palcë zbrazëtinë e qytetit. Shihje tek-tuk njerëz që lëviznin; ndonjë murgeshë, punëtorët e rrugës dhe shumë policë. Shijen më të hidhur e ndjeva më së shumti në Colosseum: bosh, si jashtë edhe brenda ai dukej ndryshe. Përfundimisht disa qytete të botës janë bërë thjesht për të pasur turma njerëzish dhe turistesh. Ndryshe nuk perceptohen dot! Ndjenjën e ankthit ta shtonin edhe ushtaraket me makinat e tyre të blinduara dhe të dukej si një gjendje e frikshme lufte. Në ditët në vijim gjatë shëtitjeve tona nëpër rrugët dhe bukuritë e Romës, vendasit shijonin ditën duke bërë xhiro, tek-tuk restorantet hapeshin e dielli shkëlqente, dhe për fat të mirë nuk mbesnim pa drekë! Por e keqja ishte se njerëzit ishin shumë të fiksuar pas maskave! Nëse nuk e vije, ta kujtonin përherë, madje edhe kur ishe e ulur gati për të ngrënë drekën. Kjo më dukej absurde!

Udhëtimi im në Romë në “kohën e kolerës” kishte të këqiat e veta, por ama ta kesh të gjithë Romën vetëm për vete, ky është një rast që të vjen vetëm një herë në jetë! Çdo e keqe e ka një të mirë, siç thotë populli.

Më poshtë është guida ime e xhepit, me ca të thëna e të pathëna për vendet që duhen parë e vizituar në Romë….

Ecejaket të çojnë deri tek Ishulli i Tiberit- aty është ndërtuar tempulli i Eskulapit dhe pas një epidemie murtaje V.291 p.e.s., u ngrit një spital  (i cili është edhe sot), nga një grup murgjish të quajtur “Fatebenefratelli”, prandaj emri i tij është i lidhur me shërimin.

mund të hash në trattoria: bruschette, spageti cacio e pepe dhe pulë të pjekur. Dhe pica Margherita me mocarelë të dyfishtë. Mos harroni ta porosisni!

me shatërvanin mamuth që nderon 4 lumenjtë e planetit Tokë …

kushdo që ndodhet në Romë dhe nuk e viziton Panteonin, shkon e kthehet si një copë “gomari”

ose ndryshe: “Roma Caput Mundi” është një shprehje e lashtë latine  për të përshkruar një qytet si kryeqytetin e botës.  Disa qytete të mëdha që nga kohërat e lashta janë përshkruar si Caput Mundi, të cilat përfshijnë Romën, Jerusalemin dhe më pas Konstandinopojën.

…Përveç Colosseum, Vatikanit, Fontana di Trevi, Kishës Santa Maria Maggiore,

Basilikes St. John Lateran… dhe plot e plot të tjera të pathëna e të pashkruara këtu!

 

Roma, më e bukura ndër të bukurat, “Kryeqyteti i Botës!

Botuar ne BORDO ,Maj 2022!

 

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF