KreuStil Jetese

Të ftuarit kundër Rudinës! Por, fjalori i jep të drejtë: është Guaskë!

Tema e kësaj të shtune në programin “Rudina” ishte në lidhje me magjinë e librit dhe se si ai ndryshon jetën e gjithsecilit.

Për të diskutuar për këtë temë, moderatoja aq e dashur për publikun shqiptar Rudina Magjistari kishte zgjedhur një panel me disa të ftuar në mesin e të cilëve ishin, këngëtarja Rovena Dilo, muzikanti Xhimi Lazri dhe ish-Miss Shqipëria Egla Harxhi.


Teksa kjo e fundit po rrëfente eksperiencën e saj në lidhje me librat, shqiptoi gabim fjalën ‘guaskë’, çka solli reagimin e Rudinës, e cila e korrigjoi pa të keq.


 “Guaskë, dhe jo guackë”, tha moderatorja, por kjo nuk u prit mirë as nga ish-Miss Shqipëria e cila vijonte ta shqiptonte ‘guackë’, por edhe nga të ftuarit e tjerë, Rovena Dilo dhe muzikanti Xhimi Lazeri, të cilët kundërshtuan me bindje duke theksuar se Rudina ishte gabim.

Pavarësisht se moderatorja këmbënguli që në “Fjalorin e Gjuhës Shqipe” shkruhet ‘guaskë’, të ftuarit nuk tërhiqeshin dhe ishin të bindur se fjala shkruhej siç thoshin ata.


Ndodh rëndom që individë të ndryshëm këmbëngulin në fjalë të caktuara se shkruhen si mendojnë apo e dinë ata, kur fare thjesht për çdo dilemë dhe paqartësi ekziston “Fjalori i Gjuhës Shqipe” të cilit të gjithë duhet t’i drejtohemi dhe t’i përmbahemi me përpikëri!


Pra, shkruhet ‘Guaskë’ dhe jo ‘Guackë’!/bordo.al 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF