KreuArt

Të arratisemi ëmbël në Bujtina Tomadhe !

Pse të gjithë zgjedhin Bujtina Tomadhe
Arratisjet nga rutina janë gjithmonë të dëshiruara, aq më tepër kur destinacioni i ëndrrave është vetëm pak kilometra larg Tiranës.  Me siguri duhet ta keni vënë re sesi emra të njohur të botës së showbiz-it shqiptar shpesh bëjnë check in @BujtinaTomadhe, një vend që është kthyer në locationin më fancy të çdo stine.  Bujtina Tomadhe është një përzierje e arkitekturës klasike dhe asaj moderne. Të gjitha vilat janë të ndërtuara me gurë dhe dru, teksa kanë si stoli dritaret panoramike përtej të cilave dallohet peizazhi piktoresk i fshatit Shëngjergj.

Salla e pritjes ka një oxhak modern dhe një pamje të mrekullueshme, që e kthen atë udhëtim në të magjishëm në muajt e dimrit, ndërsa pishina e jashtme mes gjelbërimit, është gjithçka çdokush prej nesh do të dëshironte në vapën zhuritëse të muajve të verës.  Falë kuzhinierëve krijues dhe vizionarë, ndikimeve të panumërta kulturore dhe një bujarie të pabesueshme natyrore, ushqimi në këtë bujtinë është po aq emocionues dhe i larmishëm sa vetë natyra shqiptare.
Tomadhe është e rrethuar nga natyra, Ujëvara e Shëngjergjit, rrënojat e kështjellës së Shëngjergjit, kalaja e Shëngjergjit dhe Liqeni i Lepurit do ta kthejnë udhëtimin tuaj jo vetëm në relaks, por edhe në një ‘ushqim’ kulturor.
Ja pra pse të gjithë, në çdo stinë zjedhin Bujtinën Tomadhe!

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF