KreuBusull

Detaje nga ngjarja tragjike në Himarë, familja e 7-vjeçares për pushime në Atdhe!

Familja e vajzës 7-vjeçare që u përplas për vdekje nga drejtuesi i skafit në plazhin e Potamit në Himarë jetojnë në Angli dhe kishin zgjedhur që pushimet t’i kalonin në Shqipëri.

Familja është me origjinë nga Tropoja, ndërkohë fëmija ka lindur dhe është rritur në Britani.

Drejtuesi i skafit Arjan Tase tha se ka pasur një problem teknik në skaf, por pushuesit e mohojnë diçka të tillë.

Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe do kryhen procedura e mëtejshme. Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit oficerin e Policisë Arjan Tase.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar shumë video të pushuesve të cilët kanë xhiruar drejtuesin e mjetit të skafit pak momente pasi ka ndodhur ngjarja, ku shumë prej tyre dëgjohen t’i bërtasin dhe i kërkojnë llogari për ngjarjen, ndërsa ai shihet indiferent.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF