Kit Harington, ikona moderne!

Historia e një princi bastard që triumfoi mes të fuqishmëve. Historia e heroit të Game of Thrones, jeta dhe karriera, suksesi dhe stili i djaloshit me origjinë mbretërore.

Ai që askush nuk e priste, jo për rolin thuajse periferik në seritë e para të Game of Thrones, as për origjinën jo fort të konsoliduar shoqërore, por për shkak të historisë, natyrës njerëzore, mbijetesës episod pas episodi, e sidomos për pamjen, Jon Snow u shndërrua në djalin që e duan të gjithë. Roli i tij në serialin më të ndjekur të gjitha kohërave ka gdhendur si një gravurë episod pas episodi, fytyrën e Kit Harington, duke i dhënë atij një dimension që askush nuk do ta kishte menduar kur startoi Games of Thrones. Bota e serialit të njohur është plot absurde, por edhe po aq fantazi dhe thrill, plot tradhëti dhe kurthe, ngado lulëzon e keqja, ndërsa i vetmi burim i mirësisë,  sakrificës dhe kurojos rrjedh përmes veprave dhe gjesteve të Jon Snow. Kit Harington, aktori 30-vjeçar britanik duket se e ka marrë seriozisht gjithçka që lidhet me karrierën e tij, e sidomos në rolin e John Snow. Portretizimi i Snow-it, herë shfaqet e hutuar, e herë heroik, në një situatë kaosi ku në qendër të gjithçkaje është lufta për pushtet. “Mendoj se Jon Snow është bastioni i fundit i një heroi që mund të bëjë më të mirën. Një rol i caktuar për të qenë lider, një figurë prej nga buron shpresë” – thotë aktori. Edhe vetë Harington është i befasuar nga trajektorja e rolit të tij, që e ka katapultuar kaq fuqishëm. Kujton se as që nuk e kishte menduar se do të kishte rolin kryesor. Ai kujton se u largua nga studimet për dramë në vitin e tretë, pikërisht kur hasi në një garë të ngjashme mes djemve të kursit, se kush ishte më i mirë. “Pastaj unë nuk kam ndonjë fytyrë kushedi se çfarë për të që seksi. Janë epitete që nuk më përshtaten”-thotë, duke ju referuar titujve të medias. Mos vallë mashkulli seksi, ikona e burrit është tanimë i përulur dhe bujar?

Padyshim që fytyra e tij njomëzake e ndihmoi të portretizonte rolin, edhe pse ju desh të zgjaste flokët dhe mjekrën për të qenë gati gjatë xhirimeve. “Kurrë nuk isha përpjekur të rritja mjekrën, kjo ishtë hera ime e parë”. Ndoshta rritja ë vëmendjes së fundmi ndaj tij, ka bërë që të rrisë edhe vëmendjen për flokët dhe mjekrën në jetën e përditshme, për një pamje thellësisht të kuruar. Edhe pse i duket paksa frustruese, të qënit i famshëm, ai ndihet mirë: Më pëlqen që në pamjen time të ndihet paksa mesjetar….- qesh ai.

Në fakt këto nuk janë vetëm disa ditë të mëdha për djaloshin e talentuar britanik, pasi kanë nisur ti trokasin në derë ofertat, pa harruar që ka një kontratë për të qenë pjesë e Game of Thrones. HBO rinovoi kontratën e fundit kundrejt 1.1 milion dollarësh.

Nuk është e vështirë që në karakterin e tij të zbulosh që ka disa pika të dobëta, por që sigurisht këto e bëjnë edhe më të pëlqyer, më të prekshëm, sesa aktorët e tjerë vezullues, që shfaqen gjithmonë të përsosur në kopertina revistash. “Një ves që duhet ta keq? Kam shumë si të gjithë njerëzit. Problem është se flas shumë fjalë të pista. Nuk e kontrolloj dot fjalorin”-thotë me gjysmëzëri Kit. Në serial ai luan rolin e 20 vjeçari, por është plot 30 vjeç në jetën e përditshme, plot sharm, i shëndershëm dhe energji, ndaj edhe për këtë e ka një përgjigje: Konsumoj proshutë, sallatë jeshilë dhe shumë çaj”.

Sigurisht jeta e tij ka ndryshuar kryekëput nga viti 2011, kur debutoi për herë të parë në ekranin e HBO, ndaj i duhet të jetë i kujdesshëm me ushqimin, stërvitjen dhe pamjen.

Kit u rrit në Perëndim të Londrës dhe pastaj në Worcestershire, në një familje banorësh britanikë, aq sa shpesh kur dëgjon që i thërrasin ‘Sir”, ndihet ngushtë për shkak të origjinës së tij mbretërore. Jeta private? Thjesht e qetë. Ai konfirmoi me siklet lidhjen e tij me aktoren Rose Leslie, vajzën më flokë të kuq me të cilën u shfaq në episodet e Game Of Thrones dhe që prej një viti jetojnë bashkë. Kur e pyet për Leslie, menjëherë ndërpret bisedën me mirësjellje. Është bërë aq mbrojtës për privatësinë sa nuk do të konfirmojë asnjë detaj. Por telefoni celular e tradhton. E mban me ekranin e kthyer poshtë, pa harruar t’i përgjgjet çdo tringëllime dhe dridhje që nuk është gjë veçse një SMS. Pohon se Nju Jorku do të jetë shtëpia e tyre e ardhshme. Ata po koordinohen me një agjent të pasurive të patundshme për të parë një apartament në Manhatan.

Stili i Kit

Në seritë e fundit, fuqia e Jon Snow është rritur, e bashkë me famën dhe suksesin e tij, karakteri i tij nuk është më në hije, është formësuar, duke u kthyer në një imazh edhe për botën e modës. Së fundmi ai ka provuar të jetë imazh i Jimmy Choo, si dhe fytyra e parfumit të Dolce & Gabbana. “Për momentin, nuk kam shumë presion mbi shpatullat e mia”, thotë ai. Nuk është nga ata që e do me ngulm Hollivudin.

Kit është një djalosh i cili në mënyrë të qartë dëshiron të ndihet rehat me stilin e tij. Preferon më shumë xhinset dhe ngjyrën e zezë. Kur i duhet të veshë një kostum, e zgjedh vetëm për raste të veçanta, pasi më shumë i do T-shirtet dhe pantallonat e shkurtra. Gjatë shfaqjes së tij në Festivalin e Filmit Giffoni në Itali, Harington tregoi se kishte bërë një zgjidhje të shkëlqyer: një këmishë të bardhë puthirur pas trupit, pantallona dhe këpucë të zeza. “E para blerje që do të bëja më siguri është një këmishë e bardhë prej pambuku të freskët me jakë të vogël. Me kollare e di që dukem më elegant, por preferoj të mbaj qafën të ajrosur. Pantallonat më shumë i preferoj prej liri deri në kyçin e këmbës. Më pëlqen të ndjehem sikur jam me pizhama”-pohon aktori.

Rekordet e Game o Thrones

Games of Thrones konsiderohet seriali më i ndjekur televiziv: premiera e tij televizive kushton 5 deri 10 milionë dollarë, duke siguruar vetëm gjatë sezonit të parë 60 milionë USD, edhe pse u regjistrua si sezoni më i shtrenjtë në historinë e televizionit. Në fund të sezonit të pestë, në vitin 2015, 8 milionë shikues i dedikohen vdekjes se Jon Snow. Deri në atë moment asgjë vëmendje kaq e madhe ndaj Kit Harington nuk pritej, ndaj edhe sezonin pasardhës, ai u rikthye në jetë, duke siguruar një shikueshmëri prej 25 milionë vetëm në SHBA. Game of Thrones është nominuar me 110 nominimi Emmy Awards, duke fituar 38 prej tyre. Ky serial konsiderohet më i i ndjekuri piratërisht në internet, aq sa finalja e sezonit të vitit 2015, arritur kulmin me mbi 14.4 milionë shkarkime.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article