KreuCelebrity

Leona Lewis sjell në jetë fëmijën e parë, ndan foton e adhurueshme!

Këngëtarja Leona Lewis ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, një vajzë të cilën e ka pagëzuar me emrin Carmel Allegra.

Këngëtarja konfirmoi lajmin e gëzueshëm në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, duke shpërndarë një foto të adhurueshme të vogëlushes në rrjetet sociale, ku shihet vetëm një pjesë e fytyrës së të porsalindurit teksa ajo e përqafon.

Leona njoftoi se ajo dhe bashkëshorti i saj balerin Dennis Jauch do të bëheshin prindër në mars. Ardhja e vajzës së tyre vjen tre vjet pasi ata u martuan në korrik 2019. Prindërit e rinj shkëmbyen betimet para miqve dhe familjes në një ceremoni luksoze në Toskanë të Italisë, me 180 të ftuar.

Kujtojmë që Leona dhe Dennis filluan të takoheshin për herë të parë në vitin 2010 pasi u dashuruan me njëri-tjetrin.

 

 

 

A post shared by ????? ????? ? (@leonalewis)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF