KreuCelebrity

2 vite pas humbjes së djalit, Chrissy Teigen dhe John Legend sërish prindër!

Dy vite pasi humbi djalin, Chrissy Teigen  dhe bashkëshorti i saj John Legend do të bëhen sërish prindër.

Modelja amerikane, 36 vjeçe, me anë të një postimi në Instagram ka ndarë lajmin e bukur, teksa ka publikuar edhe disa fotografi ku barku i saj është tepër i dukshëm.

“Vitet e fundit kanë qenë paksa një mjegull emocionesh, por gëzimi ka mbushur sërish shtëpinë dhe zemrat tona. Çdo takim te mjeku i kam thënë vetes, ‘ok nëse është i shëndetshëm sot do ta ndaj lajmin’, por më pas marr frymë e lehtësuar për të dëgjuar një rrahje zemre dhe them se jam ende shumë nervoze. Nuk mendoj se do të largohem ndonjëherë nga një takim me më shumë emocione sesa nerva, por deri më tani, gjithçka është perfekte dhe e bukur dhe ndihem shpresëdhënëse dhe mahnitëse. Ok, ka qenë shumë e vështirë ta mbash lajmin për kaq gjatë”, ka shkruar ajo.

Në shtator 2020, ajo humbi një fëmijë  kur ishte 20-javëshe shtatëzanë për shkak të komplikacioneve.

Kujtojmë që Chrissy Teigen dhe Legend kanë edhe dy fëmijë të tjerë, vajzën 6-vjeçare Luna dhe djalin Miles, 4 vjeç.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF