KreuStil Jetese

Çfarë është çrregullimi narcistik i personalitetit!

Çrregullimet e personalitetit janë një grup kushtesh që ndihmojnë mendimet e individëve, sjelljen dhe emocionet në modele negative afatgjatë, të cilat prekin të gjithë fushat e jetës.

Hallkat kryesore të çrregullimi narcistik të personalitetit janë grandioziteti, mungesa e empatisë për njerëzit e tjerë (është shumë e vështirë kur dikush bie në dashuri me nje person të tillë sepse ai/ajo asnjëherë nduk do të arrij të shfaqi dashuri. Personi I dashuruar është gjatë gjithë kohës në përpjekje që të bëjë gjithëccka për të fituar sadopak dashurinë e narcisëve, të cilët asnjëherë nuk do kenë mundësi ta dhurojnë), një nevojë për admirim (kërojnë nga kushdo që ti lavdërojnë dhe tju bëjnë komente positive gjatë gjithë kohës, prandaj edhe partenrët në marrëdhënie I gjejnë të tillë që ti adhurojnë).

Njerëzit me këtë çrregullim përshkruhen si arrogant 9ata janë më të mirët dhe meritojnë gjithëccka që kërkojnë), të fokusuar te vetja (duke qënë se energjia e tyre psikike shkon vetëm për mbijetesën e vetes ata asnjëherë nuk kanë energji për të dashur/për të dhënë të tjerëve), manipulator dhe kërkues. Ata fokusohen në fantazi madhështore si suksesi i tyre, bukuria dhe janë të bindur që meritojnë trajtim special. Këto karakteristika zakonisht fillojnë që në adoleshencë dhe janë shuëm të dukshme në të gjitha marrëdhëniet e tyre gjatë jetsë dhe kontekstit të punës.

Njerëzit me çrregullim narcistik të personalitetit besojnë se ndihen superior dhe special duke kërkuar që të shoqërohen me njerëz që ata I quajnë special, me njerëz ë cilët kanë një imazh public dhe pushtet ndaj të tjerëve.

Simptomat

LLojet e çrregullim narcistik të personalitetit

Narcisisti kërkues – Këta njërëz janë emocionalisht “kërkues” dhe mund të bëhen shumë dominant ndaj personave që kaën përreth vetes.

Narcisisti paranojak – Duke ndjerë mospërfillje dhe vlerësim për veten, përdor mekanizmin mbrojtës të projektimit te të tjerët. Ata janë shumë kritikues, xhelozë duke u bërë tepër të lodhshëm deri në pikën kur të tjerët largohen prej tyre.

 Narcisistët manipulator – Këta persona kënaqenkur “ngarkojnë dicka mbi dikë”, forcojnë ndjenjat e superioritetit duke genjyër dhe manipuluar të tjerët.

Narcisistët falik – Shumica e narcisistëvenë të këtij grupi janë meshkuj. Gjithë energjia e tyre shkon për të qënë dominant nëpërmjet pamjes së tyre (tregojnë trupin, tregojnë kujdes të veccantë në mënyrën e veshjes atraktive që të tërheqin vëmendje), bëhen agresiv verbal, dhe mbi të gjitha tregojnë mashkullitetin e tyre gjatë gjithe kohës edhe ndaj femrave por edhe ndaj rivalëve të tyre meshkuj.

 

Nuk ka një mjekim specific për të trajtuar çregullimin e  personalitetit narcistik. Gjithsesi, njerëzim me këtë çrrgullim mund të zhvillojnë depression ose ankth. Këta persona rralë paraqiten te psikologu sepse asnjëherë nuk e mendojnë që kanë problem me vetën. Edhe në rastet kur drejtohen janë të “shtyrë” nga dikush tjetër ose kur kanë arritur të kenë problematika të mëdha në vendin e punës ose në marrëdhëniet personale. Hapi I parë I trajtimit është vetëdijësimi që sjellja e tyre po ndikon negativisht në jetën dhe marrëdhëniet me vetën dhe të tjerët.

Psikoterapia i ndihmon të krijojnë një imazh sa më të qartë dhe realist për veten.

 

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF