Dua Lipa: Po ndihem krenare që jam në shtëpinë time!

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka arritur në Prishtinë që prej mbrëmjes së djeshme dhe pritet të performojë sonte në “Sunny Hill Festival”.

Pak orë para se të ngjitet në skenë, ylli i muzikës ka mbajtur një konferencë për mediat, ku u shpreh krenare dhe shumë e lumtur për faktin që ndodhet sërish në vendin e saj.

“Dua vetëm të falënderoj të gjithë për ndihmën, energjinë dhe dashurinë që na jepni në këto ditë dhe mbështetjen për fondacionin që e kam shumë përzemër, ndjehem krenare që jam këtu, vëmendjen e kam patur vetëm të performanca, shpresoj që do të iu pëlqej e të kënaqemi, po ndihem shumë mirë që jam në shtëpinë time, në vendin tim”, u shpreh Dua.

Kujtojmë që krahas Dua Lipës në “Sunny Hill Festival” do të performojnë edhe yje të tjerë si, J Balvin, Skepta, Diplo dhe Mahmood.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article