KreuBusull

Shuhet familja, shkon në 4 numri i viktimave në aksidentin e Rrogozhinës!

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur Bishti i Zhurit në Rrogozhinë, ku një makinë u përplas nga një kamion.

Fillimisht u raportua për dy viktima nga aksidenti, por pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe policisë thuhet se bëhet fjalë për katër viktima.

Trupat e të aksidentuarve ndodhen ende në brendësi të makinës, pasi është deformuar tërësisht nga përplasja e fortë me kamionin dhe kërkohet ndërhyrje më e specializuar për nxjerrjen e tyre.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e aksidentit. Dyshohet se bëhet fjalë për pjesëtarë të një familjeje dhe shkak për aksidentin dyshohet për shpejtësi jashtë normave të lejuara.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF