Sot nis “Sunny Hill Festival”, ç’duhet të dini!

“Sunny Hill Festival”, i cili do të mbahet në Parkun e Gërmisë, do të mirëpresë mijëra adhurues të muzikës botërore.

Me anë të një postimi në Instagram faqja zyrtare ka bërë me dije se festivali do të hapë dyert në orën 12:00 dhe do të mbyllen në orën 22:00. “Ju lutemi ejani herët për të shmangur pritjet në radhë të gjata”, thuhej në postim.

“Sunny Hill Festival” nis sot, më 4 gusht, dhe do të vijojë deri më 7 gusht.  Të shumtë do të jenë artistët botërorë dhe shqiptarë që do të ngjitën në skenë, duke filluar nga Dua Lipa, J Balvin, Skepta e Diplo, e deri te Elvana Gjata, Dhurata Dora, Ledri Vula, Azet e Zuna e shumë e shumë të tjerë.

Organizatorët në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës do të kujdesen për lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve në pjesën ku është ndaluar qarkullimi.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article