Denoncoi ‘lacat’ e ‘banditët’, reagon Blendi Fevziu pasi i nxjerrin foton me skaf!

Ngjarja e rëndë në Himarë, ku një skaf goditi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia shkaktoi reagime të shumta në mbarë opinionin publik.

 

Një prej tyre ishte Blendi Fevziu, i cili kritikoi ashpër ‘lacat’ dhe ‘banditët’ që nuk respektojnë asnjë rregull dhe ligj, e për pasojë prishin turizmim dhe në rastin më të keq marrin edhe jetë.Por disa ndjekës kritikuan gazetarin duke thënë se dhe ai ka ndaluar me skaf në breg të detit ku ka patur edhe pushues.

 

Së fundmi për këtë Blendi Fevziu ka dhënë një sqarim në rrjetin e tij social Instagram, duke shpjeguar se ka qenë në skaf në datat 18 dhe 19 korrik për të realizuar disa emisione për “Opinionin”.


Më tej ai shton se e përdor atë mjet, pasi mundëson zbritjen e kameramanit më lehtë, dhe çdo dalje në breg ka qenë e rakorduar me pikat ku do xhironin.

“Disa prej miqve te mi ne rrjete sociale po me nisin kete foto. I falenderoj dhe po bej nje shpjegim te shkurter dhe nje autokritike. Ne daten 18 dhe 19 Korrik emisioni Opinion ka realizuar nje emision nga deti per gjiret dhe strukturat me te bukura ose me te vecanta turistike te jugut te Shqiperise. Kemi ndaluar ne Palase, Himare, Borsh, Kakome, Kep Merli, Ksamil dhe Ishulli Tonga.

Ne fund te gushtit do merremi me plazhet e veriut. Te dy emisionet do shfaqen ne shtator. Prej ketij udhetimi kam bere me dhjetra postime. Ne foto, ne Gjirin e Krorezes, dukem une, nje nga kameramanet dhe gazetarja e emisionit opinion. Regjisori dhe kameramani tjeter po na xhirojne.

Kemi perdorur te njejtin mjet qe kemi perdorur edhe vjet e parvjet. Sepse eshte nje mjet qe mundeson zbritjen e kameramanit me lehte. Cdo dalje ka qene e rakorduar me pikat ku do xhironim. Po nis edhe ca foto nga keto 2 dite. Ne Gjipe e Bunec nuk dolem dot sepse s’kishte mundesi. Sic e kam thene edhe ne tv, ky udhetim me ndihmoi te shoh cfare ndodh ne det. Ky ishte shpjegimi.

Tani per te gjithe ata qe jane te irritur qe kam bere kritika per gjendjen e deteve. Qe kam bere kritika per banditet qe shkelin cdo ligj. Per femijet e pasanikeve (ata problematike se kam shume prej tyre model) qe shkelin ligjin. Qe e ndjeva thelle humbjen e nje jete. Qe promovoj turizmin ne jug e ne veri, atyre skam c’ju bej. Nuk i ndihmoj dot”, ka shkruar ai.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article