KreuCelebrity

“E dhimbshme, por ia vlen”, Në emër të bukurisë, Kim Kardashian i nënshtrohet ndërhyrjes së radhës!

Kim Kardashian nuk ka frikë nga testimi i procedurave të reja në emër të bukurisë, dhe zona e radhës ishte barku, ngushtimi i tij.

Themeluesja e Skims, 41 vjeçe, me anë të një Instastory tregoi një foto të barkut të saj të kuq pas aplikimit të trajtimit me lazer në stomakun e saj. “Unë mendoj se ky është lazeri im i preferuar, është i dhimbshëm lol por ia vlen!”, shkroi ajo.

Kardashian ka qenë gjithmonë e gatshme dhe e guximshme kur bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës dhe plakjen.

Në qershor, vendasja nga Kalifornia i habiti të gjithë me deklaratën e saj se deri ku mund të shkonte për të ruajtur rininë e saj. “Nëse do të më thoshit se do të më duhej të haja jashtëqitjen çdo ditë dhe do të dukesha më e re, mund ta bëja”, tha themeuesi i KKW Beauty gjatë një interviste me “New York Times”. “Unë thjesht mundem.”

Para kësaj deklarate, Kardashian gjithashtu bëri bujë pasi zbuloi se humbi 26 kilogramë në mënyrë që të përshtatej me fustanin ikonik të Marilyn Monroe për “Met Gala 2022”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF