KreuArt

Sonia Rykiel, ”Mbretëresha e trikove”!

Me rrënjë sllave, por e rritur në Paris, ajo konsiderohet më shumë si një intelektuale, sesa stilise, sepse kurrë nuk i pëlqeu t’a etiketonin ashtu, e gjithë kjo sepse Sonia Rykiel, e cila vdiq në fund të Gushtit në moshën 86 vjeçare, duke lënë pas mbretërinë e stilit të trikove…

Dizenjimi i parë

Karrierën e startoi në 1962, kur ishte shtatzënë dhe nuk po gjente një fustan për linjat e saj. Ndaj krijoi për vete. Krijoi bluzat e stilit ‘djaloshi i varfër’, që u shfaqën në kopertinën e revistës ‘Elle’.

Frymëzimi

Ajo planifikonte veshjet e saj krejt spontanisht. “Kur bie shi, planifikoj një mushama. Kur është ftohtë, unë krijoj një pallto. U besoj instinkteve të mia”.

Dyqani i parë

Sonia Rykiel hapi dyqanin e parë në rrugën e famshme Rive Gauche në Paris, ku klientët besnikë ishin: Brigitte Bardot, Catherine Deneuve dhe Audrey Hepburn.

 

Filozofia
Në vitin 1996 ajo shkroi një roman erotik me titull “The Red Lips”, në të cilin ajo e përshkroi dashurinë si një trekëndësh mes një burri, një gruaje dhe një trikoje.

Printimet

Një pioniere e veshjeve me printime të cilat u shfaqën thuajse në të gjitha koleksionet e saj, duke u marrë borxh më pas nga Valentino deri tek Balmain.

 

Sekreti

Kur ishte 66 vjeçe u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit, të cilin e mbajti sekret për 15 vjet, duke e zbuluar vetëm përmes librit të saj “N’oubliez Pas Que Je Joue”.

Një shkrimtare

Sonia njihet edhe si shkrimtare nga botimet për modën deri tek tregimet për fëmijë, ku një ndër më të suksesshmit konsiderohet romani “Kazanova ishte grua”.

 

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF