VIDEO/ Dua Lipa elektrizon skenën e “Sunny Hill Festival”!

Ylli botëror Dua Lipa dhuroi një performancë të jashtëzakonshme mbrëmjen e kësaj të enjte në Prishtinë.

Artistja u ngjit në skenën e “Festivalit Sunny Hill” në natën e parë të këtij koncerti, i cili do të zgjasë deri më 7 gusht.

 

Dua Lipa performoi disa nga këngët e saj më të suksesshme të albumit “Future Nostalgia”, të cilat dëgjohen në mbarë botën. Performanca e saj u shoqërua nga balerinë që e ndezën edhe më shumë atmosferën.

Kujtojmë që disa orë para koncertit Dua Lipa dha një konferencë për mediat, ku u shpreh e lumtur që ndodhej në shtëpinë e sa, “Ndihem shumë krenare që jam këtu. Do të kënaqemi shumë sonte. Faleminderit shumë, po ndihem shumë mirë që në shtëpinë dhe vendin tim po bëhet një gjë e tillë”.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article