“Vodhi stilet e mia”, Kanye West akuzon Adidasin për kopjim!

Kanye West ka shpërthyer ndaj kompanisë Adidas e cila merret me prodhimin dhe shpërndarjen për markën e tij miliardë dollarëshe “Yeezy”.

Reperi në një bisedë më “Complex” deklaroi se Adidas nuk kërkoi kontributin e tij përpara se të krijonte ngjarjen vjetore të blerjeve.

“Adidas e krijoi idenë e Yeezy Day pa miratimin tim,” tha si fillim Ëest, përpara se të pretendonte se marka gjithashtu “riktheu stilet e vjetra”, vodhi ngjyrat dhe stilet e tij dhe punësoi një menaxher të përgjithshëm, të gjitha pa dijeninë apo pëlqimin e reperit.

Më tej West foli për partneritetin me Balenciaga dhe Gap, duke thënë se Adidas ngadalësoi prodhimin e atleteve që ai dhe drejtoresha kreative e Balenciaga, Demna Gvasalia, krijuan pavarësisht se këpucët nuk shkelnin kontratën e tij me kompaninë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article