Pas 9 muajsh bashkë, Kim Kardashian ndahet nga Pete Davidson!

Kim Kardashian dhe Pete Davidson i kanë dhënë fund romancës së tyre pas 9 muajsh lidhje.

Ata kanë vendosur të mbeten thjesht miq, thonë ekskluzivisht burime pranë çiftit për E! Lajme.

Sipas burime të afërta thuhet se dyshja ka “shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin”, por shkak i ndarjes së tyre është bërë distanca dhe takimet e rralla. Kjo gjë e ka bërë vërtet të vështirë ruajtjen e një marrëdhënieje.

Kujtojmë që Pete ka kaluar një pjesë të verës në Australi duke punuar në filmin Wizards! Ndërkohë Kim kujdeset të rrisë katër fëmijët North, Psalm, Chicago  dhe Saint, me ish-in e saj Kanye West.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article