KreuStil Jetese

Khloe Kardashian dhe ish-i i saj bëhen prindër për herë të dytë!

Khloe Kardashian dhe ish-i i saj bëhen prindër për herë

Konfirmon një përfaqësues i Kardashian ekskluzivisht për Page Six.
Më 13 korrik u publikua lajmi se çifti, ishte në pritje të një djali, shtatë muaj pas ndarjes së tyre të fundit.
“Khloé është jashtëzakonisht mirënjohëse për gruan surrogate për një bekim kaq të bukur”, tha përfaqësuesi i Kardashian për Page Six në atë kohë.

“Ne duam të kërkojmë mirësi dhe privatësi në mënyrë që Khloé të mund të fokusohet në familjen e saj”, përfundoi deklarata.
Një burim i brendshëm vazhdoi të na tregojë se Kardashian, 38 vjeç, dhe Thompson, 31 vjeç, nuk janë rikthyer bashkë dhe nuk kanë folur jashtë lidhjes me vajzën e tyre 4-vjeçare, True.
Ylli i “Kardashians” mirëpriti True në prill 2018, një vit pasi atleti u bë baba i djalit Prince, tani 5 vjeç, me ish-in e tij Jordan Craig.
Ndërsa Kardashian dhe Thompson u ndanë në shkurt 2019 pas skandaleve të shumta të tradhtisë nga ana e tij, ata u pajtuan vitin e ardhshëm, vetëm që lojtari i NBA-së të tregohej përsëri i pabesë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF