Do të festonte 59-vjetorin, fakte mbi Whitney Houston!

Këngëtarja e njohur botërore Whitney Houston do të festonte këtë 9 gusht 59-vjetorin e lindjes.

Disa fakte që duhet t’i dini për yllin botëror:

-Ka lindur më 9 gusht 1963

-Ikonikja Whitney ishte një këngëtare dhe aktore amerikane. Është një nga artistet muzikore më të kërkuara të të gjitha kohërave, janë shitur mbi 200 milionë disqe në mbarë botën.

-Houston ka frymëzuar shumë këngëtarë në muzikë, dhe është e njohur për vokalin e saj të fuqishëm, shpirtëror dhe aftësitë e improvizimit.

-Është e vetmja artiste që ka pasur shtatë këngë të njëpasnjëshme numër një në Billboard Hot 100, nga “Saving All My Love for You” në 1985 deri në “Where Do Broken Hearts Go” në 1988.

-Houston rriti popullaritetin e saj me hyrjen në industrinë e filmit. Regjistrimet dhe filmat e saj, kanë gjeneruar sukses të madh dhe polemika.

-Ka marrë vlerësime të shumta gjatë karrierës së saj dhe pas vdekjes, duke përfshirë dy çmime “Emmy”, gjashtë çmime “Grammy”, 16 çmime “Billboard Music” dhe 28 Rekorde Botërore Guinness etj.

Whitney Houston u nda nga jeta në moshën 48-vjeçare, më 11 shkurt 2012.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article