KreuCelebrity

Me foton dhe dedikimin për djemtë, Shakira thumbon Piquen!

Në këto kohë jo të mira për Shakirën, djemtë e saj janë ata që i falin dashurinë pakushte.

Së fundmi, këngëtarja kolumbiane ka lënë pas gjithë situatat e pakëndshme në jetën e saj, përfshi ndarjen nga Pique dhe problemet me shtetin spanjoll, duke publikuar një foto me dy djemtë.

“Dashuria më e sinqertë”, ka shkruar ylli botëror përkrah një fotografie, ku ajo shihet teksa ka përqafuar dy djemtë e saj.

Ky dedikim nga shumë fansa është interpretuar si një thumb ndaj babait të dy djemve të saj Pique.

Kujtojmë që ata së fundmi arritën një marrëveshje, ku për dy javë fëmijët Sasha dhe Milan Pique do ta kalojnë kohë me babain e tyre në Spanjë.

Ndërkohë këngëtarja kolumbiane do të jetë në Miami ku ka një shtëpi që ka blerë kur ishte në një lidhje me Antonio de la Rua.

 

 

El amor más puro pic.twitter.com/hy61fEkcIe

— Shakira (@shakira) August 8, 2022

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF