KreuCelebrity

“Ata janë të këqij”, Britney Spears kundër djemve të saj!

Britney Spears ka akuzuar së fundmi djemtë e saj adoleshentë se janë treguar shumë të këqij me të gjatë vizitave në shtëpinë e saj.

“Unë e di se adoleshentët janë thjesht të vështirë për t’u përballur me… por le të jemi realist”, shkroi fituesja e Grammy në një postim të gjatë në Instagram të mërkurën.

“Ka një ndryshim të madh mes të qenit arrogant dhe të qenit i keq. Ata më vizitonin, hynin në derë, shkonin direkt në dhomën e tyre dhe mbyllnin derën’, vazhdoi ajo.

Britney u tha ndjekësve të saj se ndërsa ajo kishte dy ditë në javë me djemtë e saj ose tre ata “qëndronin vetëm një ditë”.

Ajo vazhdoi t’i quajti vitet e adoleshencës një moshë “të çuditshme”, duke shpjeguar, “Unë nuk e di se çfarë po ndodh në kokën e tyre!!! … Gjithmonë tentoja t’i kuptoja dhe ndoshta kjo është arsyeja pse ata ndaluan së ardhuri në shtëpi. Doja shumë që ata të më donin”.

Reagimi i Spears erdhi katër ditë pasi ish-bashkëshorti i saj Kevin Federline tha në një intervistë për ITV se fëmijët e tyre kanë zgjedhur të mos e shohin atë për disa muaj dhe gjithashtu vendosën të mos merrnin pjesë në dasmën e saj në qershor me Sam Asghari.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF