KreuCelebrity

“Mosmirënjohja është..”, Reagon Blero pasi Afrona tha se ka humbur kohën!

E teksa në media është folur kaq shumë për ndarjen e Bleros dhe Afronës, ata vetë nuk kanë reaguar në lidhje me këto lajme, por së fundmi mesa duket ata kanë nisur të dërgojnë mesazhe publike për njëri-tjetrin.

Së pari ishte Afrona Dika e cila ka shpërndarë një postim në Instastory, ku shkruhej, “Sa më shumë rritesh, aq më e qetë bëhesh. Jeta të përul aq shumë teksa rritesh. Ti e kupton në sa budallallëqe ke humbur kohë”, duke i vënë mbishkrimin: “Kështu është jeta”.

Më pas publikoi një fotografi nga makina dhe shkroi, “Le të fillojmë festën”.

Pak orë më pas ka ardhur reagimi i Bleros, i cili mendohet të jetë një përgjigje ndaj mesazheve të Afronës. “Mosmirënjohja është monedha e zakonshme me të cilën njerëzit paguajnë…”, ka shkruar Blero.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF