KreuStil Jetese

Udhëtimet do të jenë përsëri frymëzimi i jetës tuaj!!!

Akoma shumë plane udhëtimi janë pezulluar si pasojë e situatës me COVID-19, dhe shumë vende janë goditur rëndë financiarisht si pasojë e humbjeve në turizëm. Në fund të kësaj krize, shumë vende do të jenë më të përballueshme për t’i vizituar dhe atyre do t’ju duhen shumë të ardhura nga turizmi që të marrin veten pasi të ketë mbaruar e gjithë kjo. Meqënëse të gjithë do të jemi të etur për të udhëtuar kur gjërat të kthehen në normalitet, ja një listë e vendeve më të mira për t’u vizituar kur të kemi mundësi dhe të jemi të sigurt për të udhëtuar…

Itali

Siç e dimë të gjithë, Italia është përballur me humbje të pabesueshme të jetës si rezultat i krizës COVID-19 dhe qeveria dhe ekonomia e tyre po luftojnë me të vërtetë ndërsa sëmundja vazhdon. Thënë kjo, Italia do të ketë nevojë për turizmin tonë më shumë se kurrë kur të mbarojë kjo situatë. Vendet turistike ne Itali jane pafund, kështu që sigurohuni që e dashura “Bella Italia” të jetë në fillim të listës tuaj, të jeni të sigurtë që do të shpërbleheni!

Kina

Nga Muri i Madh tek Pallati i Verës dhe Qyteti i Ndaluar, Kina ka disa nga vendet më të mahnitshme për të parë dhe ofron disa nga përvojat më unike në botë. Me sa thamë, turizmi po vuan në mënyrë eksponenciale për shkak të koronavirusit. Kina nuk do të jetë kurrë e njëjtë pas kësaj pandemie. Shkoni në Kinë! Shihni pamjet dhe përjetoni një nga kulturat më të mëdha në botë.

Izrael

Ka kaq shumë histori të lashta në Izrael, nga Deti i Galilesë deri tek vendet e panumërta të shenjta në Jeruzalem. Dhe kur të mbarojë gjithçka, është një vend që vërtet ia vlen të udhëtosh.

Koreja e jugut

Një vend tjetër i prekur ndjeshëm nga kjo krizë dhe ksenofobia e shtuar, Koreja e Jugut padyshim që do të ketë një kohë të vështirë për të rikthyer turizmin e humbur. Por përvoja eklektike e blerjeve në Myeong-Dong dhe historia 600-vjeçare e Fshatit Bukchon Hanok janë të gjitha vende me vlerë të çmuar për një udhëtim.

Mongoli

Ndërsa kufizimet e skajshme mbi udhëtimet kanë zbritur edhe në Mongoli, atje ka një numër të pafund të vendeve që do t’ju duhet vëmendje kur të përfundojë kriza e koronavirusit. Manastiri Gandantegchinlen dhe Erdene Zuu janë vende të mrekullueshme, dhe Parku Kombëtar Gorkhi-Terelj ia vlen për një udhëtim të gjatë një herë në jetë.

©Botuar në Revista BORDO!

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF