KreuArt

Yjet e kinematografisë bashkë për ”70 vjet Kinostudio”!

Yjet e kinematografisë shqiptare u bënë bashkë në mbrëmjen e 13 korrikut me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Kinostudios.  Artistë, me figurën e të cilëve jemi rritur dhe i kemi adhuruar që nga fëmijëria e deri më sot, dhuruan edhe këtë herë emocione të jashtëzakonshme.

“70 vjet Kinostudio”, një mbrëmje magjike për të përkujtuar të gjithë ata që nuk janë më dhe falënderuar kineastë, aktorë, regjisorë, piktorë, kompozitorë, montazhierë, inxhinierë e teknikë që vendosën gurët e artë në historinë e filmit shqiptar.

Është kaq bukur të shohësh bashkë artistë të mëdhenj si Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Piro Milkani, Ilir Butka, Mirush Kabashi, Eva Alikaj, në një atmosferë të ngrohtë nën tingujt e kolonave aq të bukura zanore të kompozitorëve tanë të mëdhenj. Emocionet ishin të papërshkrueshme kur në skenografinë plot drita të godinës monumentale në Kinostudio u shfaqën pamje nga filmat e realizuar.

Filma që kanë mbetur në memorien e gjithësecilit dhe kanë mbërthyer pas ekranit të gjithë shqiptarët, duke lënë mbresa të patjetërsueshme. Disa prej tyre janë: “Taulanti kërkon një motër”, “Lulëkuqe mbi mure”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Duel i heshtur”, “Zonja nga qyteti”, “Bota e padukshme”, “Kur xhirohej një film”, “Në çdo stinë”, “Tela për violinë”, “Koncert në vitin 1936”, “Duaje emrin tënd”, e shumë e shumë të tjerë..

©Botuar në Revista BORDO, Gusht 2022!

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF