KreuArt

“Si ia del të jetosh me prindërit e Olsit?”, Egli Tako ka një përgjigje

Të dy artist Olsi Bylyku dhe Egli Tako janë një ndër çiftet më të pëlqyer të showbizz-it dhe marrin gjithmonë vëmendje kur bëhet fjalë për të reja nga mardhënia e tyre apo projekteve të përbashkëta. Së fundmi, Egli ka zhvilluar “intervistë virtuale me ndjekësit, ku i është përgjigjur disa pyetjeve duke zbuluar më shumë detaje nga jeta personale, ndërsa ka zbuluar raportin me prindërit e Olsit.

“Si ia del të bashkëjetosh me prindërit e Olsit?

Po të mbash marrëdhënien me të. Të lutem cili është sekreti. Ke durim ti?,” e pyet ndjekësi.

“Unë nuk shquhem për natyrën e duruar, jam impulsive në shumicën e rasteve. Duke ditur çdokush pozicionin përkatës, nuk ka marrëdhënie që nuk funksionon,”, shkroi ajo.


Ndërkohë, ajo i është përgjigjur interesit të ndjekësve dhe sa i përket Olsit, pasi është vënë re që ata nuk postojnë kaq shpesh si më parë. ““Olsi po xhiron filmin e tij të ri, punë kolosale. Ndaj nuk po kalojmë shumë kohë bashkë. Faleminderit që interesoheni,”ka shkruar Egli.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF