KreuCelebrity

Shakira dhe Gerard Pique në një tjetër betejë ligjore!

Ylli i muzikës botërore Shakira dhe ish-partneri i saj Gerard Pique janë futur në një tjetër betejë ligjore mes grindjeve për kujdestarinë e djemve të tyre.

Ish-partnerët tashmë kanë një tjetër mosmarrëveshje, këtë herë ka të bëjë me avionin luksoz privat. Avioni vlen rreth 20 milionë dollarë, të cilin ata e blenë së bashku gjatë marrëdhënies së tyre 11-vjeçare.

Avioni privat, një Learjet 60XR, ka kapacitet për të akomoduar deri në 10 pasagjerë dhe ka dhoma gjumi dyshe, një dhomë ngrënie së bashku me të gjitha komoditetet për udhëtime familjare.

Raporti sugjeron se as Shakira, as Pique nuk duan të heqin dorë nga avioni luksoz, ndaj thuhet se ia kanë dorëzuar çështjen avokatëve të tyre përkatës.

Kujtojmë që këngëtarja Waka Waka dhe lojtari i Barcelonës njoftuan ndarjen e tyre në qershor të këtij viti, pas së cilës punësuan firma të veçanta ligjore për t’u marr me çështjen e kujdestarisë së djemve të tyre, Sasha dhe Milan.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF