KreuCelebrity

Ndahet nga jeta aktori Pandi Siku!

Aktori i mirënjohur shqiptar Pandi Siku ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.

Pandi Siku ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku jetonte prej vitit 2001.

Aktori ka luajtur në një seri rolesh të dyta në filma si “Këmishët me dyllë”, “Fushë e blertë fushë e kuqe”, “Koha nuk pret”, “Një udhëtim i vështirë”, “Brazdat”, “Njeriu me top” dhe “Mysafiri”.

Gjithashtu ka qenë pjesë edhe në shumë shfaqje të tjera teatrale si, Adlinin në “Lumi i vdekur”, Halimi “Pas provimit te fundit”, Arjani në “Jeta e tjetrit”, Shpendi në “Epoka para gjyqit”, Bardhi në Furrnalta, “Besa e madhe”, “Karavidhet”, Rrema në “Komunistet”, Merkusi në “Romeo dhe Zhuljeta”, Valentini në “Dy zotërinj nga Verona”, “Nata e 12-të; Lucencio në “Zbutja e kryeneces”, Kostandini në “Kush e solli Doruntinen”, Rexhepi në “Besa”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF