KreuStil Jetese

Recetë: Kek me mollë dhe mascarpone

Recetë: Kek me mollë dhe mascarpone

PËRBËRËSIT 

4 vezë
200 gr sheqer
250 gr mascarpone
200 gr miell
1 bustinë pluhur pjekës për ëmbëlsira
4 mollë
1/2 luge kanellë
sheqer pluhur

 

PËRGATITJA

Në një tas, thyejmë vezët dhe fillojmë t’i përziejmë duke shtuar sheqerin, mascarponen, miellin dhe pluhurin e pjekjes. I pastrojmë dhe presim dy mollë në copa të vogla, i shtojmë tek masa e përgatitur i shtojmë edhe gjysmë lugë çaji kanelle.  Në një tavë me diametër 24 cm, që hapet anash, vendosim një letër furre në pjesën e poshtme. E hedhim brumin dhe e nivelojmë me një spatul. Presim dy mollë në feta të holla dhe i vendosim në sipërfaqen e tortës duke krijuar imazhin e një trëndafili. E spërkasim sipër me sheqer. E pjekim në 180° për rreth 45 minuta në një furrë statike, ose në 170 ° për rreth 45 minuta në një furrë të ajrosur. Pasi piqet e lemë të ftohet për disa minuta pastaj e vendosim në një mbajtëse keku, ose pjatë.

DEKORIMI

Për ta zbukuruar përziejmë pak kanellë me sheqerin pluhur dhe e spërkasim mbi të gjithë tortën.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF