Prej 12 vitesh në koma, Noizy flet për fansin e plagosur të Stresit: Për të ardhur keq

Koncerti “Alpha Show” rikthehu në vëmendjen e të gjithëve sherret mes Stresit dhe Noizyt, shkak për të cilat u bë pajtimi mes dy reperëve.

Vite më parë në konflikt ishin jo vetëm ata por edhe fansat e tyre, ku në mes të të cilave në prill të vitit 2010, një ngjarje e rëndë ndodhi pranë gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, ku u masakrua me 11 thika në trup, Denis Dollapi, mbështetës i Stresit.

Përplasja me grupin kundërshtar, rezultoi fatkeqe për 19-vjeçarin, i cili prej 12 vitesh ndodhet në koma.

Së fundmi, në një intervistë për “Euronews Albania”, reperi është pyetur lidhur me këtë ngjarje. Noizy shprehu keqardhje për ngjarjen e rëndë, duke thënë se anëtarët kryesorë të grupeve nuk kishin asnjë lidhje dhe se gjithçka kishte ndodhur mes fansave.

“Përveç neve që kishim problemet tona, dhe ndjekësit tanë kishin probleme në klasa, në rrugë. Incidenti ka qenë se dy fansave të grupeve tona dhe fatkeqësisht një nga djemtë e palës tjetër ndodhet në koma. Unë ashtu nuk dua të shoh as armikun më të madh. Është për të ardhur keq”, tha Noizy.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article