KreuCelebrity

E vërteta e romancës së Selena Gomez me reperin e njohur!

Këngëtarja e njohur Selena Gomez dhe reperi i njohur Tyga së fundmi ndezën aludimet për romancë pasi u panë duke vizituar të njëjtin restorant në Los Angeles.

Sipas TMZ, artistët u panë gjithashtu duke u larguar në të njëjtën kohë nga restoranti, “The Nice Guy”. Ndërsa fansat filluan të dyshonin për një lidhje një burim i brendshëm zbuloi detaje rreth takimit të tyre.

Sipas Just Jared, burimi i afërt me Selenën tha se ata shkuan në restorant për të parë njerëz të ndryshëm, megjithëse grupet e tyre përfunduan së bashku brenda. Burimi me tej sqaroi se këngëtarët nuk po takohen me njëri-tjetrin.

Kujtojmë që 30-vjeçarja u pa javën e kaluar nën shoqërinë me producentin Andrea Iervolino gjatë pushimeve të saj në Itali. Ajo u përfol dhe për një romancë me producentin pasi dukeshin mjaft të afërt në fotot e shkrepura nga paparacët.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF