KreuArt

Historia e momentit:13 foto nga romanca e Jennifer Lopez dhe Ben Afleck

Jennifer Lopez, 52 vjeç dhe Ben Affleck 49 vjeç të cilët fillimisht e anuluan fejesën e tyre 18 vjet më parë, rindezën romancën e tyre vitin e kaluar dhe që atëherë nuk janë kthyer më pas.

Dyshja u martuan në një ceremoni intime në Las Vegas më 16 korrik, gjë që u konfirmua nga Lopez në buletinin e saj On The JLo për fansat gjatë fundjavës. “Dashuria eshte e bukur. Dashuria është e sjellshme.

Dhe rezulton se dashuria është e durueshme. Njëzet vjet durim”, shkroi ajo, duke u nënshkruar si Jennifer Lynn Affleck.

Historia emocionuese e dashurisë na ka lënë të gjithëve të ndjejmë një prekje nostalgjike për një kohë kur çifti zbukuronte tapetin e kuq dhe luajti në filma së bashku.

Ndërsa përralla e bukur e çiftit të famshëm të Hollyëood duket se pati fund përallash le t’i hedhim një sy disa prej fotove më të bukura të dyshes gjatë romancës së tyre.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF