KreuStil Jetese

“Plasin” problemet nuse-vjehrrë; Victoria, që në prill pa e takuar të birin!

 

Muaji mjaltit mbaroi për Brooklyn Beckham dhe Nicola Pelz, por edhe për marrëdhëniet e kësaj të fundit me vjehrrën e vet të famshme, Victorian. Stilistja thuhet të ketë mbetur zemërthyer: ish ylli i pop-it druhet se kjo situatë do të ndikojë në afërsinë e saj të birin.Lufta e ftohtë filloi kur Nicola dhe Victoria u përplasën për fustanin e ditës së dasmës, ndërsa nusja e akuzoi vjehrrën e i kishte vjedhur vëmendjen në ditën e shënuar për të.

Si një stiliste e famshme, shumë në botën e modës supozuan se Victoria, 48 vjeç, do të dizajnonte fustanin e nusërisë së Nicola-s. Por në vend të kësaj, nusja u shfaq në kopertinën e majit të Vogue me një fustan ‘Valentino’. Nicola më vonë dha një intervistë se plani fillestar ishte i tillë, por kishte pasur probleme teknike.

“Do e doja shumë dhe disa muaj më vonë, ajo kuptoi se atelieja e saj nuk mund ta bënte këtë, kështu që më duhej të zgjidhja një fustan tjetër,”- tha ajo për Variety muajin e kaluar. Por një burim i brendshëm i familjes tha se Nicola, 27 vjeçe, “kurrë” nuk kishte ndërmend të vishte një krijim të Victoria Beckham në dasmën e saj.

Ndërsa një burim tjetër tha se Nicola me të vërtetë po mendonte të vishte fustanin e vjehrrës së saj, por u la në baltë në ‘minutin e fundit’. E po ashtu, pretendohet se Nicola u ofendua kur shoku i ngushtë i David dhe Victoria, Marc Anthony mbajti një fjalim në dasmën e çiftit– por u fokusua vetëm tek Victoria. 23 vjecari Brooklyn duket sikur ka mbetur mes dy zjarreve, dhe nuk i ka takuar prindërit e tij që prej muajit prill.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF