KreuStil Jetese

Horoskopi i muajit shtator 2022!

Horoskopi i muajit shtator 2022!

Dashi 

Edhe pse Saturni është në Bricjap, ju mund t’i arrini qëllimet tuaja me shumë punë dhe durim. Duhet të mbroni karrierën tuaj, pasi ky kalim i Saturnit në Bricjap mund të jetë gjithashtu një burim telashesh. Ju sugjerojmë që të shmangni ndryshimet në karrierën tuaj gjatë fundit të muajit sepse nuk është një kohë e favorshme. Mundohuni të planifikoni të gjitha aktivitetet pasi kjo është koha më e mirë për ju.

Binjakët

Ky është një muaj ku do të jeni më të orientuar drejt veprimit dhe do të ndiqni ëndrrat. Më në fund, mund të arrini një pikë ku mund të zbatoni gjithçka që keni mësuar në të kaluarën. Në aspektin personal, një histori e bukur dashurie pritet të vijë, ndaj nëse doni të arrini qëllimet tuaja në mënyrë efektive duhet të merrni guximin dhe të hidhni hapin ju i pari. Një dasmë në horizont, nëse hidhni hapa të planifikuara.

Gaforrja 

Pika e fokusit për gaforret do të jetë jeta personale, karriera dhe financat, ndaj gjithçka që kërkohet nga ju është punë e palodhur, pasi mund të jetë një periudhë vërtet shpërblyese. Mosveprimi ngjall dyshim dhe frikë, por ju mos e ushqeni këtë ndjesi. Mund të keni mundësi të mira, ju duhet t’i identifikoni ato dhe të vlerësoni çdo mundësi. Shikojini miqtë përmes një këndvështrimi besimi, në vend të dyshoni tek ata.

Luani 

Rezultatet e veprimeve tuaja do të jenë sipas përpjekjeve që do të bëni. Mos veproni me nxitim ose pa mendje nëse doni rezultate të mira. Pra, lidhni rripin dhe futuni në aktivitet. Luanët dihet se janë të gjithë të parët kur bëhet fjalë për shpenzimet. Ata e duan një jetë të mirë dhe luksoze, u pëlqen të shpenzojnë për sendet që i duan, por ky nuk është momenti, investoni në projekte aftagjatë, jo dëshira kalimtare.

Virgjëresha 

Ky muaj do të ketë shumë ulje-ngritje për Virgjëreshën, ndaj këshillohet të jenë të kujdesshëm në të gjitha veprimet e tyre, qoftë në jetën profesionale apo atë personale. Besojini instinktit tuaj, mendoni me kujdes dhe mos u nxitoni në vendimet që do të merrni. Statusi juaj emocional i këtij muaji do të jetë i paqëndrueshëm dhe kjo mund të bëjë që të bëni gabime, madje mund të humbni njërëz të rëndësishëm.

Peshorja 

Ky muaj mund të jetë progresiv dhe mbështetës në shumë mënyra. Aftësia juaj për të eksperimentuar mund të jetë një ndihmë për ju. Të qenit i hapur ndaj risive do e bëjë këtë muaj për ju shumë pozitiv dhe me njohje të reja. Miq të panjohur do hyjnë në jetët tuaja, por mos harroni gjithmonë të keni kujdes sepse jo të gjithë ju duan të lumtur. Dashuria do të lulëzojë këtë periudhë, për beqarët priten njohje të reja.

Akrepi 

Niveli juaj i ankthit do të jetë i lartë, ndaj duhet të ushqeni fort mendjen tuaj. Është thelbësore që ta ushqeni atë me zakone të shëndetshme si leximi i një libri të mirë, praktikimi i meditimit dhe të qenit aktiv në një komunitet me njerëz të të njëjtit mendim dhe pëlqim. Ju këshillojmë të mos mbivlerësoni aftësitë tuaja pasi do t’ju çojë në disa gabime. Qëndroni të qetë, mendoni para se të mburreni me aftësitë tuaja.

Shigjetari

Ky muaj do të diskutohet për njerëzit e Shigjetarit, e sidomos në aspektin e buxhetit. Kjo do të thotë se financat mund të jenë një fushë të cilën duhet ta kontrolloni gjatë gjithë kohës, ndryshe mund të pësoni humbje të konsiderueshme. Në punë mund të fitoni vlerësimin e eprorëve, por qëndroni sa më larg thashethemeve në zyrë dhe fokusohuni vetëm në pozicionin dhe performancën tuaj.

Bricjapi

Një ndjenjë gëzimi mund t’ju mbushë këtë muaj, por kjo nuk mund të zgjidhë gjithçka. Ndaj hidhni hapa të sigurt, mos u rrëmbeni nga euforia. Projekte të reja që mund të kenë lidhje me artin dhe arkitekturën, do t’ju përfshijnë në nisma që do t’ju pozicionojnë shumë mirë në të ardhmen dhe kjo nënkupton rezultate të mira në të ardhmen. Do të përjetoni disa ndryshime në aspektin profesional dhe do të keni një ndikim pozitiv në pozicionin tuaj.

Ujori 

Këtë muaj harmonia do të jetë fjalë kyçe për ju. Falë parimeve të harmonisë do të udhëhiqeni në një rritje profesionale, por edhe në aspektin personal, një ekuilibër që prej kohësh e kërkonit, po rnuk po e arrinit dot. Durimi, këmbëngulja dhe përkushtimi, atribut i natyrës tuaj do të bëjë që gjërat me të cilat do të përballeni të jenë më të lehta. Ky do të jetë momenti kur idetë tuaja në aspektin profesional do të marrin më shumë jetë.

Peshqit

Herë pas here, do të lindin situata ku do të shqetësoheni shumë shpesh këtë muaj. Kjo mund të jetë e vështirë për ju, por ama duhet të mendoni gjithmonë për skenarin alternativ. Peshqit janë dëgjues të mirë dhe kanë talentin e fshehur për të ditur se diçka nuk po ecën si duhet. Mos harroni që të mbështeteni tek të afërmit dhe miqtë tuaj për zgjidhjen e problemeve që i mendoni të pazgjidhshme.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF