17.5 C
Tirana
E premte, 9 Qershor, 2023
spot_imgspot_img

Receta/ Mous me kos, kafe dhe karamel

Pirja e kafesë është bërë një zakon i pandashëm në jetën e njerëzimit, aq sa shumë njerëz nuk mund të heqin dorë nga një filxhan kafe gjatë ditës. Përveçse ju bën më euforikë dhe të zgjuar, kafeja pëlqehet për aromën që lë në gojë, një ritual në fund të një vakti apo një gjest që vulos pushimin e shumëdëshiruar pas punës. Bima e kafesë e ka origjinën në Etiopi dhe në Evropë filloi të përhapet në fillim të viteve 1600. Jemi mësuar me shijen e ngrohtë të kafesë, por këtë periudhë po ju sugjerojmë disa receta të ftohta me bazë kafe.

Përbërësit: 350 gr kos, 50 gr sheqer, 10 gr fletë xhelatine, 2 të bardha veze, 70 ml kafe moka, 4 lugë mjaltë, 1 lugë fara susam, 1 lugë kafe e bluar, ujë me lule portokalli, kripë

Përgatitja: Zhytni fletët e xhelatinës në ujë të ftohtë. Në një enë tjetër përziejmë kosin me mjaltë. Ngrohni kafen, pa vluar dhe shtojmë xhelatinën e kulluar dhe të shtrydhur.

E bashkojmë masën e përgatitur të kremit me kosin dhe e përzieni mirë. Shtojmë të bardhat e vezëve të rrahura me pak kripë. Ndani shkumën në gota dhe vendoseni në ngrirje për 10 minuta.

Farat e susamit kalojini në një tigan sa të piqen pak. Në një gotë përziejmë sheqerin me 1 lugë ujë lule portokalli, pluhurin e kafesë derisa të përgatitët një karamel i lehtë, duke i shtuar në fund farat e susamit. E hedhim karamelin në një letër furre dhe krijojmë feta të holla dhe i lëmë derisa të forcohen. Shoqëroni musin e kafesë me fetat e karamelit.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit