KreuCelebrity

“Më shkatërroi reputacionin”, Ricky Martin ngre padi 20 milionë dollarë kundër nipit të tij!

 

Ricky Martin ka ngritur një padi prej 20 milionë dollarësh kundër nipit të tij Dennis Yadiel Sanchez, i cili më herët doli me pretendimin se kishte pasur një marrëdhënie incestuoze me këngëtarin. Martin, 50 vjeç, pretendon se është ‘persekutuar, rrethuar, ngacmuar, përndjekur dhe zhvatur’ nga 21-vjeçari sipas TMZ. Ylli i “La Vida Loca” pretendon se Sanchez po përpiqet të ‘rrënojë’ reputacionin e tij dhe ka bërë që ai dhe familja të ndihen ‘të pasigurt’.

Këngëtari renditi një sërë veprimësh shqetësuese që ka bërë sipas tij nipi, duke përfshirë këtu edhe postimin e numrit të tij personal celular në rrjetet sociale e madje edhe krijimin e një llogarie në Instagram për një nga fëmijët e tij.

Martin gjithashtu pretendon se ka humbur një sërë marrëveshjesh shumë milionëshe për shkak të ‘pretendimeve të rreme’ të nipit të tij dhe dëshiron që ai t`ia kompensojë humbjet. Këngëtari portorikan thotë se disa muaj pasi Sanchez – djali i gjysmë motrës së këngëtari pop, Vanessa Martin – tërhoqi urdhrin e ndalimit ndaj tij, ai filloi t’i dërgonte mesazhe Martinit përmes Instagramit, duke kërcënuar se do t’i “vrasë reputacionin dhe integritetin e tij” nëse nuk e paguante.

Martin thotë se para urdhrit të ndalimit Sanchez ‘mburrej publikisht’ se ishte nipi i tij sipas botimit dhe e sulmoi me mesazhe për katër muaj. Mbreti i popit latin po i kërkon gjykatësit të urdhërojë Sanchez të ndërpresë çdo komunikim me Martinin dhe familjen e tij. Ylli është baba i katër fëmijëve, dy djemve binjakë Matteo dhe Valentino, 14 vjeç, si dhe vajzës Lucia, tre, dhe djalit Renn, tre vjeç; ai është martuar me artistin konceptual suedezo-sirian, Jëan Yosef, 38 vjeç.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF