KreuCelebrity

Dua performoi në Prishtinë, por jo në Tiranë; Dukagjin Lipa zbulon arsyen!

“Sunny Hill Festival” u zhvilluar këtë vit edhe në Tiranë, ku prej 3 ditësh solli në Shqipëri një sërë artistësh me famë botërore.

Mungesa e performancës së Dua Lipas u komentua shumë nga fansat të cilët mezi prisnin performancën e yllit britanik.

Së fundmi në një intervistë për “Jo vetëm modë”, Dukagjin Lipa ka sqaruar se njerëzit kanë marrë informacion të gabuar që Dua do të performonte edhe në Tiranë, pasi ajo tashmë i kishte ndarë datat e koncerteve.

“Dua ishte në Prishtinë, ka qenë ndoshta, mos të them informatë e gabuar, por ajo nuk mund të ishte këtu, datat e limituara, nuk mund të ishte në dy vende. Tirana është këtu, nuk po shkon askund, do ta bëjmë prapë. Po shpresojmë ta shohim shpejt”, tha Lipa.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF