KreuCelebrity

Videoja bën xhiron e rrjetit, Dua Lipa refuzon të bëjë foto me fansen: Më vjen keq

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ndodhet së fundmi në Brazil së bashku më familjen e saj.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku ylli botëror shihet në Rio De Janeiro dhe disa fansa i kërkojnë fotografi.

Dua Lipa nuk ka pranuar duke theksuar se është duke kaluar kohë me familjen, “Më vjen shumë keq, nuk mund të bëj foto sepse po e kaloj ditën me familjen time. Më vjen mirë që ju njoha”.

“Ok, faleminderit”, dëgjohet të thotë fansja, duke respektuar vendimin e këngëtares me famë botërore, por shumë ndjekës në rrjetet sociale janë zhgënjyer nga reagimi i saj.

 

Dua lipa no se tomo fotos con fans porque estaba conociendo Rio De Janeiro con su familia!pic.twitter.com/59FJ4d0eNz

— ?DUA LIPA ARGENTINA? (@dualipanoticia) September 10, 2022

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF