E padëgjuar më parë: A e dinit që kremin e syve mund ta aplikoni edhe në buzë?

Është dicka që artistët e grimit, duket e bëjnë rregullisht. Sipas tyre, çdo produkt grimi mund të përdoret për disa qëllime të caktuara. Kështu, buzëkuqët mund të përdoren edhe për skuqjen e mollëzave. Duket se mundësitë janë të pafundme. Ndërkohë, ata zbulojnë dhe një truk të padëgjuar më parë: përdorimin e kremit të syve në buzë.

Shpjegimi është i thjeshtë: lëkura përreth zonës së syve është tejet delikate – njëjtë me atë të buzëve. Kjo është arsyeja se përse këto dy zona kanë tendenca t’i formojnë të parat rrudhat.

Duke marrë parasysh se kremi i syve është i mbushur me shumë përbërës aktivë të cilët shpërbejnë për hidratim, për ngritje të volumit, përmirësim të definimit, parandalim të rrudhave etj., ai mund të shërbehet edhe në buzë për të njëjtat arsye.

Sigurisht, mund edhe të investoni në një produkt që shërben enkas kundër plakjes së buzëve, por kur nuk keni zgjidhje tjetër, mos u frikësoni të përdorni kremin e syve.  Dermatologia Marianne Pistilli, thotë se kremët e syve janë tejet të sigurt edhe nëse përdoren për buzë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article