KreuStil Jetese

Vera Grabocka thyen heshtjen! Një mesazh për jurinë e “Dance With Me”!

“Dance With Me” nis rrugëtimin e tij të shtatë këtë të hënë, në orën 20:15, në televizionin Klan.

E teksa na ndajnë më pak se 24 orë nga programi më i dashur i kërcimit në vend, regjisorja dhe producentja e njohur Vera Grabocka, e cila njihet për produksionet e suksesshme që shënojnë rekorde audience, ka zgjedhur që me anë të postimeve në rrjetin e saj social Instagram të na ‘njohë’ me jurinë fantastike të “Dance With Me” parë nga këndvshtrimi i saj.

Përkrah një fotografie me Ermal Mamqin, ajo shkruan, “Të gjithë thonë Ermal Mamaqi të bën vetëm për të qeshur! Unë mendoj të kundërtën: Ermali është më shumë serioz! Te dy kemi një të përbashkët, numrin 21, datën e lindjes! E lumtur që do jemi bashkë në këtë eksperiencë televizive @ermalmamagiofficial shihemi nesër në@dancewithme.albania edicionii7”.

Pjesë e jurisë së “Dance With Me” këtë edicion është edhe balerina Klaudia Pepa, për të cilën regjisorja e njohur shkruan, “Me Klaudian e cila vjen enkas në “Dance with Me” direkt nga studiot e Mediaset. Ajo është shembulli i fuqisë së talentit, artistes që nuk ndalet edhe pasi është vlerësuar nga duartrokitjet e spektatorit…….! E lumtur që do jemi bashkë në këtë eksperiencë televizive @klaudiapepa shihemi nesër në @dancewithme.albania edicionii7”.

Fjalë shumë të bukura Grabocka kishte rezervuar edhe për balerinin e njohur Ilir Shaqirin. Përkrah një fotografie me të, ajo shkruan, “Me Ilir Shaqiri pas 30 vitesh..! Dikur konkurent në “12 Vallëzime pa 1 të shtunë”, në spektaklin e parë të dancit shqiptar, sot maestro i suksesshem! E lumtur që do jemi bashkë në këtë eksperiencë televizive @ilir_shagiri shihemi nesër në @dancewithme.albania edicionii7.

Produksioni premton sukses, pas përzgjedhjes me kujdes të një kasti të jashtëzakonshëm dhe një jurie që do t’i japë shkëlqimin e duhur këtij edicioni të shtatë të “Dance With Me”, ndërkohë ne na mbetet vetëm të presim dhe pak për të shijuar gjithçka, nesër mbrëma..

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF