KreuArt

“Tirana Flash Mob”, mbrëmja që bëri kryeqytetin të kërcejë!

Sheshi Skënderbej nuk ka qenë kurrë më i hareshëm dhe elektrizues sa pasditen e 17 shtatorit. Të rinj të apasionuar pas kërcimit, patën mundësi të shfaqnin talentin e tyre në eventin fanstastik të kërcimit ideuar dhe organizuar nga çifti i famshëm i koreografëve Enada e Gerd Vaso.

“Tirana flash mob” një projekt i cili i dedikohet talenteve të reja në balet, vjen në Shqipëri si një derë e hapur për të gjithë të rinjtë që ushqejnë pasionin për kërcimin në të gjitha zhaneret e tij.

Nga kërcimi pop, latin  e deri tek lëvizjet ‘street style’ performuar me magji nga talentet e rinj, elektrizuan këtë fundjavë qendrën e kryeqytetit.  Performanca që realizoheshin në çast në një hapësirë publike rrëmbyen rrëmbyer vëmenjden e kalimtarëve të cilët e patën të pamundur të mos  ndalnin hapat, për të shijuar kërcimet e talenteve të rinj, duke injoruar edhe pikat e shiut që veshën pllakat e sheshit.

Nën drejtimin e Enadës dhe Gerdit, në pasditen e kërcimit në Tiranë pati të ftuar specialë balerinë virtuoz nga Spanja, Italia, Kosova e Maqedonia.

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF