Çfarë mesazhi përcollën veshjet e Kate dhe Meghan në funeralin e mbretëreshës!

Princesha e Uellsit, Kate Middleton dhe dukesha e Sussex, Meghan Markle ishin në fokusin e vëmendjes gjatë ceremonisë mortore te Mbretëreshës Elizabetë e II, ndaj ashtu sic pritej, ishin kujdesur deri në detajin më të vogël për veshjen e tyre, e cila u komentua nga miliona ndjekës në të gjithë botën.

Gjatë diskutimit mbi këtë temë në “Ftesë në 5”, stilisti Ardi Asllani tha se veshja e Kate ishte perfekte, por kishte kritika për Meghan.

“Kate Middleton ishte në perfeksion, me të gjithë paraqitjen e saj. Duket se është gati të jetë mbretëreshë. Kapelja e Meghan nuk ishte aspak e përshtatshme për funeral, ndërsa e Kate ishte perfekte. Kate është gjithnjë e kujdeshme, duket e përgatitur totalisht për të qenë mbretëreshë, kur William të marrë fronin”, tha ai.

Princesha Kate Middleton kishte preferuar të vishej me fustan pa asnjë dekor me ngjyra të errëta, të shoqëruara me kapelen me dantellë në pjesën e përparme, ndërsa për bizhu kishte vëthë dhe një varëse me perla, e vendosur edhe nga Mbretëresha Elizabet II e Princesha Diana.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article