KreuCelebrity

Zbulohet kontrata e tradhtisë së Jennifer Lopez dhe Ben Affleck!

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck mesa duket para martesës përveç marrëveshjes paraprake për jetën e tyre seksuale, kanë nënshkruar edhe një marrëveshje në lidhje me tradhtitë.

Sipas burimeve për të shmangur çdo pabesi, çifti ka një kontratë ku në rast se Ben tradhton këngëtaren, ajo do të marrë 5 milionë dollarë dhe anasjelltas.

Ky lajm vjen pasi në media u raportua se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po shkon drejt divorcit. Disa miq të afërt të yllit botëror treguan se ajo ka frikë se aktori po lodhet prej saj.

“Tani emocionet e dasmës dhe muajit të mjaltit është zhdukur. JLo është e tmerruar se Beni do të mërzitet shumë shpejt nga jeta martesore. Ajo ndjen presion të jashtëzakonshëm për ta bërë këtë martesë të suksesshme dhe po bën gjithçka që mundet për ta mbajtur Benin të lumtur. Ajo nuk dëshiron një divorc”, tha një burim për Heatworld.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF