Ktheu portofolin me 6 mijë euro, Erion Brace për 16 vjecarin: “Djemtë e mirë të Shkodrës”!

Një 16 vjecar nga Shkodra do të mbahet mend gjatë për gjestin e rrallë të tij. Teksa ishte nisur për në punë, Erind Shkambaj, gjeti papritur në rrugë një portofol në tokë. Ai i përkiste turistit italian Claudio Perrinella, i cili ishte ndalur në fshatin e Oblikës në Shkodër, ku banon Erindi, për të blerë diçka dhe pastaj portofoli i kishte rënë nga xhepi.

Portofoli përmbante karta e identitetit, karta të llogarive bankare dhe 6.400 euro. 16 vjecari nuk është menduar dy herë, por e ka dorëzuar në polici, edhe pse një shumë të tillë parash atij do t`I duhej shumë punë për t`i fituar. Gjesti I tij fisnik u shpërblye nga italiani me vetëm 100 euro.

 

 

Deputeti Erion Brace e përshëndeti veprimin e të riut. Në një postim në profiling e tij në Instagram, Brace shkruante: “DJEMTE E MIRE TE SHKODRES!
“NUK FUTEN ATO PARE NE SHTEPI”; Djali gjen portofolin e italianit me gjithcka, perfshi 6400 euro, E DOREZON NE POLICI NE SHKODER. E thjeshte tha; TE GJITHE NE SHTEPI, PUNOJME E MUNDOHEMI PERMES PUNES SONE!”, një mesazh ky i thjeshtë por kaq kuptimplotë I përcjellë nga një djalë vetëm 16 vjecar!

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article