“6 muaj me ty, e plotësuar në shpirt”, Zaimina emocionon me fjalët e ndjera për të birin!

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari gjashtë muaj më parë u bë nënë për herë të dytë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj u bekuan me një djalë të cilin e pagëzuan me një emër shumë të bukur Kamar.

Sot familja e tyre e bukur feston 6-mujorin e lindjes së Kamarit, dhe Zaimina ka zgjedhur që t’i dedikojë atij disa fjalë të ndjera edhe në rrjetin e saj social Instagram.

Përkrah një fotografie ku këngëtarja shihet me të birin në momentin që ka ardhur në jetë, ajo shkruan, “Gjashtë muaj me ty, me erën tënde, e plotësuar në shpirt me kaq shumë dashuri. Zoti të dhëntë jetë drita ime. Mami të do pafund Kamar!”.

Kujtojmë që Zaimina dhe bashkëshorti i saj kanë edhe një vajzë të quajtur Khloe. Ndërsa Klodiani ka edhe dy vajza të rritura nga martesa e tij e parë./bordo.al

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article