KreuCelebrity

Arsyeja e ndarjes; Camila e la pasi DiCaprio donte fëmijë?!

Leonardo DiCaprio dhe modelja 25-vjeçare Camila Morrone i dhanë fund lidhjes së tyre pas 4 vitesh.

E teksa në media është komentuar pafund fakti që aktori i jep fund lidhjeve pasi partneret e tij mbushin 25 vjeçe, mesa duket Camila Morrone nuk paska qenë rasti.

Burime pranë “The Sun” bëjnë me dije se DiCaprio dëshironte që të kishte një familje me modelen por ajo ishte e fokusuar në karrierën e saj të aktrimit dhe nuk ishte gati të kishte fëmijë.

“Ishte Camila ajo që e ndërpreu marrëdhënien me Leon sepse ai donte që ajo të ishte në shtëpi dhe të kishte fëmijë, por ajo dëshiron të përqendrohet te karriera. Ai ka arritur në atë pikë në jetën e tij ku dëshiron të ketë një familje. Por Camila ka punuar drejt ëndrrave të saj që kur ishte 16 vjeçe, që kur ishte në filmin Bukowski të James Franco. Leo nuk bëri asgjë për karrierën e saj, ajo është më e mërzitur për këtë më shumë se çdo gjë tjetër”, thonë disa burime për The Sun.

Kujtojmë që pas ndarjes me Camila Morrone thuhet se aktori i Titanikut është i lidhur me modelen Gigi Hadid.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF